Mbetjet shkarkohen në Portin e Durrësit, do të depozitohen në Porto Romano
“102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme”, gazetarja: Prokuroria i ka marrë mostrat
Prokuroria e Durrësit sekuestron 102 konteinerët me mbetje
Ka një reagim nga ana e Prokurorisë së Durrësit, në lidhje me procedimin penal të nisur mbi 102 kontenierët e sekuestruar në anijen turke “Moliva”, 4 muaj më parë.

Prokuroria bën me dije se i është drejtuar zyrtarisht të gjitha ministrive që kanë në varësi ente, laboratore dhe institucione që operojnë në Shqipëri me qëllim kryerjen e ekspertizës së nevojshme për substancat që dyshohen si të rrezikshme. Pasi i është drejtuar Drejtorisë së Akreditimit, është identifikuar laboratori që plotëson të gjitha kushtet, ku do të analizohen mostrat.

“Gjithashtu, gjejmë me vend të sqarojmë opininon publik se, në kuadër të këtij procedimi penal, Bazel Action Network dhe Mileukontakt Shqipëri, përfaqësuar nga Jim Puckett, i është drejtuar Prokurorisë Durrës nëpërmjet një emaili duke kërkuar që të pyetet si dëshmitar dhe të marë pjesë si ekspert dhe vëzhgues gjatë procesit të marrjes së mostrave dhe analizimit. Në respektim të dispozitave ligjit procedural penal, Z.Puckett është ftuar për t’u paraqitur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në datë 04.12.2024 me qëllim dhënien e dëshmisë dhe dorëzimin e provave që dispononte. Në pamundësi të paraqitjes së tij fizikisht, Z.Puckett i ka dërguar nëpërmjet e-mailit”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Më poshtë, reagimi i plotë:

Prokuroria-Durres-NjoftimShkarko këtu
Bëhet fjalë për 102 konteinerë që në Korrik 2024 u nisën nga Durrësi drejt Tajlandës, por kjo e fundit e ktheu pas ngarkesën. Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore.

/tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu