
Sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar, Remzi Mehmeti, ka rrëfyer momentet e incidentit, ku vëzhguesi i deputetit Ornaldo Rakipi e ka sulmuar fizikisht dhe goditur me grusht dhe shkelm.
Ai tha se nuk e njihte agresorin dhe menjëherë pas incidentit shkoi të depozitonte kallëzim penal në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.
Sekretari shpjegoi se shkak u bë një votë e kontestuar e PS nga vëzhguesi i Rakipit, teksa sqarimit nga Komisioni se do të verifikohej i është përgjigjur me skena dhune dhe më pas largim nga skena e ngjarjes.
“Ishte një votë e pakontestuar dhe vëzhguesi që nuk e dimë nëse ishte i akredituar, e ka kontestuar me zë të lartë. U thashë që të qetësoheshin se do rishikohej. Por ata vijuan që të bërtisnin dhe ankoheshin. U thashë se do merrja masa për përjashtimin e tyre nga KZAZ, por reagimi që pasoi ishte ai që u pa, me sulm dhe agresion. Vota ishte e PS-së, pretendohej për Orlando Rakipin por pati kontestime dhe duhet të ishte KZAZ që do shprehej për kontestimin. Ne kemi bërë kallëzim te Komisariati nr. 6, pasi nuk i njoh personat dhe presim që hetimet t’i bëjnë ata për rastin. Ne do ta kryejmë detyrën tonë me çdo kusht”, u shpreh sekretari që ra pre e agresionit fizik./Shqiptarja.com