Duke nisur nga data 7 tetor, 11 bankat tregtare në Shqipëri do të nisin zbatimin e pagesave ndërkufitare në euro sipas standardeve të SEPA-s (Zona e Pagesave të Vetme në Euro).

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një videomesazhi në rrjete sociale ka bërë me dije se

deklaroi se nga ky mekanizëm i ri, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të përfitojnë ndjeshëm në aspektin e shpejtësisë, sigurisë dhe kostos së transferimeve të parasë në euro.

“Me SEPA, dërgesat e parave janë të shpejta, të sigurta dhe më të lira. Ato mund të bëhen nga kudo në Evropë dhe në çdo kohë. Me SEPA nuk do të ketë më vonesa, procese të ndërlikuara apo tarifa të lartë për transferimet ndërkufitare të Euros”, shprehet Sejko.

Përmes SEPA-s, transaksionet ndërkufitare brenda zonës tarifohen njësoj si ato të brendshme, duke eliminuar tarifat shtesë dhe duke reduktuar kohën e përpunimit të pagesave në euro.

Për të kryer pagesa nëpërmjet SEPA, duhet të plotësohen dy kushte kryesore: Dërguesi dhe pranuesi i transferimit duhet të jenë nga vendet anëtare të SEPA dhe transaksioni duhet të kryhet me monedhën euro./Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu