
Të dielën në orën 10:00 është thirrur seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së re.Kështu ka thënë për KALLXO.com, zëvendës Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi për KALLXO.com.
“Me kërkesë të 42 deputetëve është thirrur seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë të dielën në orën 10:00”- tha ai për KALLXO.com.
Kjo e diele, 26 tetori, është dita e fundit e afatit 15-ditorë për formimin e Qeverisë.Nga deklaratat e deritanishme të Vetëvendosjes, si parti mandatare, dhe të partive të tjera politike, ka më shumë sinjale që vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, sesa që të formohet Qeveria të dielën e fundit të këtij muaji, më 26 tetor.
Megjithatë, situata mund të ndryshojë krejtësisht nëse Gjykata Kushtetuese jep një opinion për ankesën e Listës Serbe dhe vendos një masë të përkohshme që do të ndalonte çdo veprim drejt formimit të Qeverisë.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 11.10.2025 i dha mandatin Albin Kurtit për formimin e Qeverisë së re në vend.
Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës janë mbajtur më 09.02.2025, me ç’rast LVV ka fituar 48 mandate në Kuvend, PDK 24, LDK 20, AAK 5, NISMA 3, pakicat joserbe 10 dhe pakicat serbe 10 mandate të tjera.







