“Nuk ishte i pranishëm ish-Presidenti Meta ishin të gjithë të tjerët, edhe mamaja ime nuk ishte”, tha Kryemadhi pas shtyrjes së seancës.
Seanca paraprake në GJKKO për ish-Presidenti Ilir Meta është shtyrë për me datën 9 Tetor, ora 10:00.

Seanca e sotme, e cila drejtohej nga Irena Gjoka, nisi në orën 10:00, por u shty për shkak të mungesës së Kujtim Cakrasnit, avokatit të Ilir Metës, pasi iu është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Itali.

Gjykata do të endosë nëse dosja do të kalojë për gjykim të plotë, do të kthehet për hetime shtesë në SPAK, apo hetimi do të pushohet.

SPAK ka deklaruar se gjatë hetimeve janë zbuluar skema të dyshuara korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Përveç Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, në gjykim janë dërguar edhe tre persona të tjerë.

Hetimet ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nisën nga SPAK në vitin 2023, duke përfshirë disa çështje të ndërlidhura: afera e CEZ-DIA, lobimi i dyshimtë i LSI-së në SHBA dhe deklarimi i pasurisë. Sipas SPAK, gjatë hetimeve janë zbuluar skema të dyshuara korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu