
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim, pas një seance maratonë prej gati 16 orësh, projektbuxhetin prej 8.8 miliardë eurosh për vitin 2026, si edhe projektligjet që përbëjnë paketën e ashtuquajtur “Paqja Fiskale”. Të gjitha aktet kaluan vetëm me votat e mazhorancës socialiste, ndërsa opozita votoi kundër, siç kishte paralajmëruar.
Në momentin e votimit në sallë ishin të pranishëm 112 deputetë.
“Buxheti 2026” u miratua me 83 vota pro, ndërsa opozita votoi kundër në të gjitha projektligjet.
Seanca shënoi edhe dy qëndrime të veçuara brenda mazhorancës. Deputeti socialist Erion Braçe nuk mori pjesë në votimin e projektligjit “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa deputeti Vullnet Sinaj nuk votoi dy projektligje të rëndësishme të paketës fiskale: “Marrëveshjen e paqes fiskale” dhe projektligjin për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.
Projektligjet e miratuara në parim dhe rezultati i votimit
- Ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore”
83 pro – 0 abstenim – 31 kundër - Ndryshimet në ligjin “Për TVSH-në”
83 pro – 0 abstenim – 32 kundër - Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”
83 pro – 0 abstenim – 32 kundër - Shtesa në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”
82 pro – 0 abstenim – 32 kundër
(Erion Braçe nuk voton) - Ndryshimet në ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”
83 pro – 0 abstenim – 32 kundër - Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”
82 pro – 0 abstenim – 32 kundër
(Vullnet Sinaj nuk voton) - Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
83 pro – 0 abstenim – 31 kundër - Projektligji “Për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore dhe doganore”
82 pro – 0 abstenim – 30 kundër
(Vullnet Sinaj mungon në votim) - Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”
83 pro – 0 abstenim – 32 kundër
Paketa fiskale dhe projektbuxheti pritet të kalojnë për shqyrtim në komisione, përpara se Kuvendi të zhvillojë votimin në tërësi në një seancë të dytë vendimtare.







