82 nga ligjvënësit aktualë nuk do të jenë më deputetë në shtator.

Një prej tyre është Monika Kryemadhi që nga shtatori do të heqë dorë përgjithmonë nga politika për t’iu përkushtuar siç ka deklaruar, pasioneve të saj.

Në parlament për arsye të tjera s’do të jetë as ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, per të cilin thotë se ndjen keqardhje që nuk mori dot mandatin e deputetit por siguron se ska asnjë përgjegjësi për këtë humbje të tij, duke ia deleguar këtë peshë faji të tjerëve në Partinë e Lirisë që drejtuan fushatën e tij.

“Unë nuk kam bërë dhe nuk kam qenë liderë e fushatës së tij, unë kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën”, tha Kryemadhi.

Një tjetër ish-anëtarë i partisë së Metës që 4 vitet e fundit ishte përfaqësuesi i socialistëve në kuvend, Nasip Naço tregon se çfarë do të bëjë nga shtatori.

“Ky ishte edhe fundi im politik, pjesa tjetër pastaj, do të vazhdoj profesionin tim”, u shpreh ai.

Edona Bilali, që para 4 vitesh kryesonte listën e Shkodrës nuk arriti të marrë mandate në listë të hapur në 11 maj nuk shfaqet e keqardhur por e keqinterpretuar për spotin e fushatës së saj.

“Qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre, nuk jemi akoma gati për këtë lloj humori”, tha ajo.

Të tjerë deputetë nuk pranojnë të komentojnë me argumentin që është sovrani ai që vendos.

Tv Klan

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu