
Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Sauk, në aksin rrugor që të çon drejt qendrës tregtare TEG. Sipas pamjeve të siguruara, automjeti është djegur pothuajse i gjithi, ndërsa flakët kanë qenë të dukshme nga distanca.
Zjarri ka rënë pranë të njëjtit vend ku një ditë më parë u dogj edhe një tjetër automjet, çka ka ngritur shqetësime për përsëritjen e ngjarjeve në të njëjtën zonë.
Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nga autoritetet lidhur me shkaqet e zjarrit, si dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja është duke u ndjekur nga shërbimet përkatëse, ndërsa priten detaje të mëtejshme.






