Një makinë me shpejtësi goditi vizitorët në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Saksoni-Anhalt. Sipas disa mediave gjermane, bilanci është 11 të vdekur dhe të paktën 60 të plagosur, por të dhënat e vetme zyrtare, të dhëna nga kryebashkiaku, flasin aktualisht për një të vdekur dhe 68 të plagosur, 15 prej tyre në gjendje të rëndë.
Zëdhënësi i qeverisë, Matthias Schuppe, konfirmoi se te dhenat e para tregojnë për një sulm. Sipas dëshmitarëve okularë, makina e madhe, një BMW e errët, përfundoi direkt në turmën e njerëzve që po shkonin drejt bashkisë në qendër të qytetit.
View this post on Instagram
Sulmuesi i dyshuar tashmë është arrestuar nga policia por nuk përjashtohet që të ketë pasur edhe bashkëpunëtor.
Ai është Tabel Jawad Hussein Al Abdulmohsen, një saudit i lindur më 5 nëntor 1974 nje mjek qe jeton ne Gjermani prej 2006. Qendra është mbyllur. Edhe kryebashkiaku i Magdeburgut foli për një sulm terrorist.