Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se viktima e kishte marrë vrasësin në shtëpinë e tij pas dovorcit dhe së fundi i kishte kërkuar të largohet gjë që dyshohet se e ka shtyrë autorin drejt krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu