Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama në Dubrovnik!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik të Kroacisë për të marrë pjesë në samitin e radhës Ukrainë-Europë Juglindore.

yacht hotel sarande

Rama është takuar me presidentin Zelensky dhe liderët e tjerë të rajonit, teksa fillimisht u prit nga presidenti ukrainas dhe kryeministri kroat Plenkoviç.

Më tej në planet e publikuara nga kryeministria duket krah liderëve të tjerë të rajonit duke biseduar si dhe në foton familjare. Kujtojmë se samiti për Ukrainën me vendet e Europës Juglindore është mbajtur më parë edhe në Tiranë, më 28 shkurt të këtij viti, ku për herë të parë presidenti Zelensky vizitoi kryeqytetin shqiptar.

Ky samit zhvillohet nga liderët e rajonit për t’i dhënë mbështetje Ukrainës në luftën e saj ndaj agresionit rus, i cili nisi dy vite e gjysëm më parë.

Kroacia priti liderët e 12 shteteve rajonale dhe Zelenskyn në këtë udhëtim për të siguruar mbështetje nga aleatët, ndërsa zgjedhjet e ardhshme në SHBA mund t’i lënë nën hije zhvillimet në Ukrainë.

Samiti do të tregojë se “i gjithë rajoni mbështet Ukrainën dhe popullin ukrainas në luftën për liri”, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Ai premtoi vazhdimin e “solidaritetit me Ukrainën… duke përfshirë ndihmën ushtarake”.

Së bashku me Zelenskyn dhe Plenkoviçin janë krerët e shteteve, kryeministrat dhe ministrat e jashtëm nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia. Pjesë e samitit është edhe presidentja Vjosa Osmani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu