
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nisi fjalën e saj në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një urim drejtuar kryeministrit Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në parlamentaret e 11 majit, si dhe shprehu kënaqësinë që i ngjalli videoja e krijuar me inteligjencën artificiale, shfaqur në TKOB, ku liderët europianë u “kthyen” në fëmijë.
“Të dashur kolegë, mirëmëngjesi!
Më lejoni të falënderoj Edi, jo për mikpritje e bukur, por më ka bërë të ndihem më e re sërish me atë videon që u shfaq që në momentin e parë. Dëshiroj sërish të uroj Edin për rizgjedhjen e tij si udhëheqës i Shqipërisë. Europa mund të mbështetet te këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për kombin shqiptar, por për të gjithë ne. Shqipëria është sigurisht Europë, ashtu si Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate të caktuar. Të gjitha ato shtete që janë në këtë tryezë janë po aq europiane sa ato që janë pjesë e BE”,- tha Meloni.
“Fakti që ne jemi këtu sot do të thotë që po ndërmarrim një hap përpara në këtë proces të ribashkimit të Europës, sepse nëse duam ta ribashkojmë Europën, nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor, sepse janë pjesë e saj, janë ura lidhëse mes lindjes dhe perëndimit”,- tha Meloni.
“Sigurisht zgjerimi do të thotë edhe sfida të reja, por jam i bindur që integrimi është vetëm për të mirën e sigurisë së Europës, duke marrë parasysh ç’po ndodh në kufijtë tanë. Ajo që ndodh në kufijtë lindorë të Europës është e lidhur me çka në kufirin dhe Mesdheun”,- tha Meloni.
“Pasojat që i ka shkaktuar rendit borëror, agresioni rus, vazhdon të sjellë efekte destabilizuese. Për këtë arsye ne do të zgjedhim të qëndrojmë krah ukrainasve dhe do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën që kjo luftë të marrë fund menjëherë, sepse siguria jonë varet nga restaurimi i forcës së ligjit dhe jo nga kush mendon se është më i forte”,- tha Meloni.
“Volodymyr, ne e duam lirinë e tuaj, siç e do dhe populli i Ukrainës. Ne e pamë dhe dje që ishit të gatshëm në negociata”,- tha Meloni.
“Megjithatë, të dashur kolegë, jam shumë dakord me shumë prej gjërave që tha Edi në fjalimin e tij, por të flasësh për një Europë të bashkuar në këtë Europë të re, duhet të kujtojmë se cilat janë themelet tona dhe kush jemi ne”,- tha Meloni.