Në Tiranë do të zhvillohet Samiti i IV i Diasporës Shqiptare në datat 13, 14 dhe 15 prill, një ngjarje që synon të forcojë lidhjen mes Shqipërisë dhe bashkëkombësve që jetojnë jashtë vendit.

Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar një mesazh shqiptarëve të diasporës, duke i ftuar të marrin pjesë në këtë event, të cilin e cilëson si një moment të rëndësishëm bashkëbisedimi dhe reflektimi për të ardhmen e vendit. Sipas tij, samiti nuk është thjesht një aktivitet formal, por një hapësirë për të kthyer marrëdhënien me diasporën në një energji të re zhvillimi.

Rama thekson se shqiptarët jashtë vendit janë një pasuri e madhe kombëtare, falë dijes, përvojës dhe lidhjeve që kanë ndërtuar në vendet ku jetojnë. Ai nënvizon se roli i tyre ka marrë një dimension të ri, sidomos pas pjesëmarrjes në zgjedhje, duke i konsideruar tashmë si ndërtues aktivë të së ardhmes së vendit.

Në mesazhin e tij, kryeministri i fton ata të kontribuojnë në projektimin e rolit të diasporës në rrugëtimin drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu