
Në Panairin e Librit në Tiranë, filantropi dhe biznesmeni i njohur Samir Mane ishte i pranishëm në prezantimin e botimit të ri të “Fjalorit të Teknologjisë së Informacionit”, një edicion i zgjeruar dhe shumë më i pasur se ai i mëparshmi.
View this post on Instagram
Së bashku me autorët Erion Kristo dhe gjuhëtarin e njohur Edmond Tupja, Mane theksoi rëndësinë e këtij projekti që prej ditës së parë kur ideja iu propozua.
Sipas tij, botimi i ri:
është dyfish më i madh se edicioni i parë
ka më shumë terma dhe përkufizime
ofron përkthim dygjuhësh, duke ndihmuar studentët, profesionistët dhe lexuesit të orientohen më lehtë në terminologjinë teknologjike
“Është një ndjesi e mirë të jem pjesë e këtij projekti që kur u prezantua për herë të parë”, shkroi Mane në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga takimi me autorët në stendën e Panairit.
Ky botim shihet si një kontribut i rëndësishëm në pasurimin e literaturës shqiptare në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, në një kohë kur tregu i punës gjithnjë e më shumë kërkon profesionistë të specializuar në Teknologji Informacioni.




