Gjatë vitit 2024, BALFIN Group ka dhënë një kontribut publik prej 61.4 milionë eurosh (pa TVSH) në vendet ku operon. Lajmin e ka bërë të ditur vetë themeluesi i grupit, biznesmeni Samir Mane, përmes një postimi publik.

Sipas tij, ky rezultat pasqyron jo vetëm performancën e fortë të kompanisë, por edhe angazhimin e qartë për përgjegjësi dhe partneritet me ekonomitë dhe komunitetet ku BALFIN është i pranishëm.

“Ky kontribut tregon se jemi të përkushtuar të investojmë me përgjegjësi, duke krijuar mundësi të qëndrueshme për rritje dhe prosperitet. Vlerat tona na udhëheqin në çdo hap, për të sjellë impakt pozitiv dhe zhvillim afatgjatë,” theksoi Mane.

BALFIN Group, një nga grupet më të mëdha investuese në rajon, është i përfshirë në fusha strategjike si pasuritë e paluajtshme, tregtia, industria minerare, turizmi dhe financat, duke gjeneruar mijëra vende pune dhe duke qenë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendeve ku operon.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu