Eshtë shtyrë sot për të disatën herë procesi gjyqësor ndaj Ervin Salianjit, deputetit të PD që sajoji çështjen Babale. Gjykata e Apelit ka këtë njoftim:
Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, ju njoftojme se:
Sot me date 12.06.2024, ora 10:30, ishte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.
Ju komunikojme se mbrojtesi i te pandehurit Ervin Salianji, avokat Ledio Braho ka depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance, per arsye shendetesore.
Në seancë nuk ishte i pranishëm as vetë i pandehuri Ervin Salianji.
Seanca e radhës u caktua me date 28.06.2024, ora 10:00.
Ju faleminderit!

Ervin Salianji u dënua me një vit burg.
Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi shpallen fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim, por ai nuk do të arrestohet për të bërë burg, pasi është hetuar në gjendje të lirë dhe pas ankimimit që Salianji paralajmëroi ndaj vendimit, do të pritet shihet cfarë do të vendosë Gjykata e Apelit, për të marrë formë të prerë. Ndërkohë, Albert Veliu njohur si Babalja u dënua me 3 vite e 8 muaj burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune. Prokurori Genc Qana kërkoi 1.6 vite burg, por konvertuar në 3 vite shërbime prove, prokurori tjetër i dosjes, Kolë Hysenaj kërkuar 1.6 vite burg, ndërkohë që gjyqtari Artan Gjermeni e dënoi me 1 vit burg Salianjin.
Jashtë dyerve të gjykatës, Salianji akuzoi Artan Gjermenin, gjyqtarin që dha vendimin për dënimin e tij, se është anëtar i Bandës së Lushnjes dhe militant i Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se do ta apelojë atë.

Presion dhe joshte gjykatësve

yacht hotel sarande

Burime të besueshme tregojnë së frika që ka Salianji për të vijuar gjyqin ndaj tij në Gjykatën e Apelit është për shkak se nuk kanë dhënë ende efekt përpjekjet me joshte apo edhe me presione ndaj gjykatësve që do të japin vendimin ndaj tyre. Mësohet se tre gjykatësve ju është bërë presion nga një gazetar/e me njohje me Salianjin në emër të një TV. Gjyqtarët e kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë presion ndërsa në djeni është vënë edhe deputeti socialist Fatmir Xhafaj i cili nga ana e tij po e ngre shqetësimin në nivele të larta politikë, gjyqësore dhe mediatike në mënyrë që gjyqtarët të mos bihen pre e këtij presioni për ta falur Salianjin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu