Eskorta e policisë e cila shoqëronte deputetin Ervin Salianji ka mbërritur në ambientet e burgut të Fierit.
Salianji do të vuajë dënimin e tij prej një viti në këtë institucion, ndërsa më herë gjatë ditës së sotme ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.Deputeti demokrat u dënua me një vit heqje lirie pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij për veprën penale të kallëzimit të rremë. Pranë ambienteve të burgut të Fierit, ishte deputeti demokrat Luan Baçi në mbështetje të Salianjit.