Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dërgon një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha pas molotovëve të hedhur në drejtim të kryeministrisë.

 

Përmes një postimi të shkurtër, por të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Balla shkruan:

 

“Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”

 

Balla, i cili njihet për mesazhet e forta që adreson në drejtim të Berishës në sallën e kuvendit dhe jo vetëm edhe kësaj here me një frazë të vetme i kujton atij të kaluarën, duke iu referuar ngjarjeve të ‘97-ës, shpërthimit në Gërdec dhe vrasjeve në bulevard kur ishte kryeministër.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu