
I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” me Arian Çanin në MCN TV, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është kosovar, duke e sqaruar me pozitën gjeografike të Tropojës, në Malësinë e Gjakovës.
“Unë jam kosovar, e kam për krenari. Nuk ndërhynim në dialogun Prishtinë-Beograd deri në 2013. Unë investoja për serbët e Kosovës,” tha Berisha.
“S’e bëj unë atë që bën Edi Rama për Vuçiçin, argat i tij.”
PYETJE: Kë do zgjidhje kryeqytet po të bashkoheshim me Kosovën, Prishtinë apo Tiranën? “Tiranën,” ishte përgjigja e tij.