Në një botë ku marrëdhëniet njerëzore shpesh janë të ndërlikuara dhe të luhatshme, besnikëria e kafshëve mbetet e pakushtëzuar. Këtë duket se e ka kuptuar mirë Monika Kryemadhi, e cila e ka gjetur shoqen e saj më të besuar te macja Sasha.

Në një foto të fundit, e ulur në verandën e shtëpisë me një filxhan çaji në dorë, Kryemadhi shfaqet përkrah maces, të cilën e cilëson si “shoqen besnike që nuk më lë asnjëherë vetëm.” Ky moment duket se shpreh një mesazh të qartë: ndërsa miqësitë njerëzore shpesh veniten, një kafshë shtëpiake mbetet gjithmonë pranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

Sasha nuk është e panjohur për publikun. Dikur, ajo shfaqej edhe pranë Ilir Metës, ndërsa tashmë që ai ndodhet në burg, duket se Kryemadhi është ajo që kujdeset për të. Një miqësi e heshtur, por e palëkundur, që i mbijeton sfidave dhe ndryshimeve.

Mbase nuk është rastësi që shumë njerëz thonë: “Sa më shumë njoh njerëzit, aq më shumë dua kafshët.” Për Monika Kryemadhin, kjo duket më e vërtetë se kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu