
Në mbrojtje të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjesshme vendore pas shkarkimit të kryebashkiakut, këshilltari ligjor i Presidentit, Ilir Rusmali, ka bërë një fjalim të qartë për Gjykatën Kushtetuese, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë juridike dhe të shtetit ligjor.
Rusmali tha se zgjedhjet janë dekretuar për shkak të aktit të shkarkimit, dhe nëse ai pezullohet, pezullohet edhe veprimi i presidentit. Ai shtoi:
“Ndihmoni institucionet që të zbatojnë Kushtetutën. Mos u nisni nga një hall konkret, nisuni nga halli i madh i këtij vendi për të forcuar themelet e tij.”
Rusmali gjithashtu paralajmëroi gjykatën të mos krijojë precedentë dhe të veprojë me vlerësim juridik, jo duke u ndikuar nga situata konkrete të Veliajt. Ai theksoi se institucionet duhet të bazohen në Kushtetutë dhe jurisprudencë, dhe çdo debat personal duhet të qëndrojë jashtë vendimeve formale.
Gjatë seancës Rusmalit iu tërhoq vërejtja pasi përdori telefonin në sallë, një veprim i ndaluar sipas rregullores.
 
            
 
	