Vullkani Kliuçevskoi, që ndodhet në gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, është aktivizuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor. Lajmin raportohet nga agjencia RIA e cila citon burime të Reuters.

Paraprakisht, raportohet se llava e nxehtë ka filluar të rrjedhë në shpatin perëndimor të vullkanit, ndërsa një ndriçim i fuqishëm është i dukshëm mbi majën e tij, shoqëruar me shpërthime të dëgjueshme.

Vullkani Kliuçevskoi, me një lartësi prej 4,850 metrash mbi nivelin e detit, ndërsa shpërthimin e fundit e regjistron në prill të vitit 2025.

Javën e kaluar, autoritetet rekomanduan shmangien e vizitave në këtë vullkan, si dhe në disa të tjerë në rajon, për shkak të rritjes së aktivitetit vullkanik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu