“Kemi hasur kompani ku pronari përfitues vjen nga vende jo mike as për Shqipërinë, as për vendet e tjera. Kemi të bëjmë më sistemin financiar, merreni si alert. E kanë këtë shqetësim të gjitha vendet në kufi me Rusinë, kanë shtuar vigjilencën”.

Jo vetëm kontrolle sipas origjinës, por dhe shtrëngim të një sërë kushtesh për të huajt që investojnë në borxhin publik shqiptar, por dhe tregjet financiare vendase.

yacht hotel sarande

Është ky shqetësimi që u ngrit nga deputeti i PS, Erion Braçe, në Komisionin e posaçëm të Dezinformimit, sa i përket shtrirjes së ndikimit rus në ekonomi, jo vetëm në vendet e rajonit, por dhe në Shqipëri.

“Po ndodh një fenomen që pas luftës në Ukrainë investitorët me origjinë ruse u zhvendosën në vendet e BE për t’i shpëtuar sanksioneve. Kriteri që është i regjistruar në një vend të BE nuk mjafton nëse duam të ruajmë të pastra tregjet tona financiare.

Të rishikojmë rregulloret tona ose të shtojmë mbikëqyrjen. 83% të investuara në titujt e qeverisë së Shqipërisë që hyjnë dhe mbajnë borxhin publik. Dikush që të mban borxhin të mban gjithçka, mban politikat dhe sovranitetin”, theksoi Braçe.

Ndërsa Mimoza Kaçi, drejtuese e AMF, u shpreh: “Janë investitorët individual. 83% janë të investuara në letra të qeverisë, nuk shohim një risk që investohen jashtë territorit të Shqipërisë apo në vende me risk. Nuk është kapital i ardhur nga jashtë, por kapital i individëve në Shqipëri.”

Sipas deputetit socialist, ky fenomen është parë si shqetësues edhe në vendet e rajonit, ndërsa Shqipëria duhet të marrë masa sa më parë për çdo sektor të ekonomisë: “A keni informacion për individë, kompani, grupe që janë në treg të lirë dhe vijnë nga vende jo mike që bëhen pjesë e transaksionit të borxhit të Shqipërisë? Kemi vërejtur fluks të investimeve të huaja, kapitaleve nga këto vende, institucione apo individë që operojnë në tregjet tona”.

Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë, deklaroi: “I drejtë konstatimi juaj. Normal që do rrisim vigjilencën tonë. Pronarët përfitues që na rezultojnë nuk janë të listuar me masa shtrënguese. Duhet koordinim me institucionet e tjera, banka e ka të pamundur vetëm. Nuk na rezulton të kemi investime të huaja nga vendet armiqësore e në fakt duhet përcaktuar kë quajmë armiqësore. Nëse penetrohet nga investimet e vendeve të tjera, nuk është në tagrin tonë ta identifikojmë.”

Sa i përket investimeve të huaja në sektorin e pasurive të patundshme, guvernatori sqaroi se janë bankat ato të cilat me kriteret e tyre përjashtojnë automatikisht rastet e dyshimta./tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu