UEFA vendosi t’i japë fitoren 3 me 0 në tavolinë Rumanisë pasi Kosova braktisi ndeshjen e Ligës së Kombeve. Ndaj rumunëve kishte vetëm sanksionim me gjobë, ndërsa sërish nuk janë të kënaqur.

Federata Rumune e Futbollit ka njoftuar se do ta apelojë vendimin e UEFA-s në CAS. Pretendimet e tyre, të shprehura nga vetë presidenti, qëndrojnë në fakti se Kosova vetëm humbi ndeshjen e 15 nëntorit në tavolinë.

yacht hotel sarande

“Kosova ka shkelur rregullin më të rëndësishëm në futboll, që është se ndeshja duhet të luhet në fushë. Gjithsesi, skuadra e Kosovës nuk u sanksionua. Në anën tjetër ne morëm disa gjoba dhe një sanksion që e konsiderojmë shumë të lartë”, u shpreh presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu