Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e dendura të shiut gjatë natës së mbrëmshme janë kthyer në problem serioz për banorët e lagjes “Besëlidhja” në Lezhë.

E gjithë zona është pushtuar nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e qindra qytetarëve që u është dashur të përballen me ujin në hyrjet e banesave.

Nga ana e bashkisë Lezhë bëhet me dije se situata do të marrë zgjidhje vetëm pas përfundimit të projektit që po zbatohet për trajtimin e ujërave të bardha dhe të zeza në këtë lagje, një investim i cili – sipas tyre – do të eliminojë përmbytjet e përsëritura.

Sipas sinoptikanëve, reshje të ngjashme dhe situatë problematike pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu