Këto kanë qenë fyerjet me të cilat është përballur Fredi Beleri teksa ishte pjesë e një grupi eurodeputetësh të cilët kanë ardhur në Tiranë si pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
I pyetur nga gazetarët nëse është takuar me kryeministrin Rama mëngjesin e sotëm, Beleri nuk pati asnjë reagim.
Ekipi i eurodeputetëve do të qëndrojë në vendin tonë deri më 31 tetor.
Ata janë pjesë e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, anëtar i të cilit është edhe ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Alred Beleri, i cili nuk e gëzoi detyrën për shkak të arrestimit dhe dënimit për korrupsion zgjedhor. /Tema