Rruga në Filadelfia merr emrin e heroit tonë kombëtar
Një lajm i bukur vjen nga Filadelfia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një prej rrugëve atje mban tashmë emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo shënon rrugën e tretë në SHBA që mban këtë emër.
Ministri i Shtetit për Marrdhënie me Parlamentin dhe Drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale teksa bëri të ditur lajmin e quajti një moment krenarie” për komunitetin shqiptar që jeton aty.
Në rrjetet sociale ai shkroi “Moment krenarie për shqiptarët në Filadelfia me vendosjen e emrit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në një nga rrugët e këtij qyteti. Mirënjohje veprimtarëve të Bijte E Shqipes për këmbënguljen dhe gjithçka bëjnë çdo ditë për Shqipërinë dhe shqiptarët”