Ka ndërruar jetë gruaja që u godit nga rrufeja në Prevallë bashkë me 4 persona të tjerë sot.
Ajo ishte duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
“Njëra nga viktimat, femër 64 vjeçare nga Ferizaji e cila ishte në gjendje më të rëndë ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Të gjithë janë pjesë e një familjeje që kishin dalë për piknik dhe përkeqësimi i motit i gjeti në një fushë.