Një objekt i rrallë ndër­yllor, i njohur si 3I/ATLAS, i përmasave të përllogaritura si “sa ishull-Manhattan”, ka aktivizuar mekanizma ndërkombëtarë mbrojtjeje planetare, të koordinuar me NASA-n.

 

Sipas raportimeve të fundit, objektit i janë vënë re veçori të pazakonta: një rrjedhje që përmban aliazh nikeli – tetrakarbonil, që deri tani nuk është vërejtur natyrshëm në komete normale. Gjithashtu, orbita e tij është hiperbolike, çka do të thotë se vjen nga jashtë Sistemit Diellor.

 

Për të bërë ballë këtij kërcënimi të mundshëm, rrjeti ndërkombëtar i mbrojtjes planetare, i koordinuar nga International Asteroid Warning Network (IAWN) në partneritet me NASA‐n, ka nisur një fushatë vëzhgimi të detajuar që do të zgjasë nga fundi i Nëntorit 2025 deri në Janar 2026.

 

Nga ana e tij, NASA zyrtarisht ka theksuar se në këtë moment nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Tokën, por fakti që ky objekt po vëzhgohet si rrezik i mundshëm ka ndezur alarmin.

Ekspertët e astronomisë shprehen  se përmasat, përbërja kimike, orbitat dhe sjellja e 3I/ATLAS mund të kenë implikime të rëndësishme për mënyrën se si njerëzimi e kupton “vizitorin” ndër­yllor. Disa teoricienë kanë shprehur edhe hipotezën që objekti mund të jetë artifical, por nuk ka verifikim zyrtar për këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu