Një autobus është rrokullisur në Rugovë të Pejës, ku 17 persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur si pasojë shtatëmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore””, tha Rugova.

Ai shtoi tutje se viktimat janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu