
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, gjatë një manovre për kthimin e automjetit në rrugicën e lagjes, ka përplasur aksidentalisht të miturën.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, fëmija nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të aksidentit.




