Një incident ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Aanastas Janullatos në Tiranë.
Një qytetar i cili ishte i pranishëm jashtë ambienteve të Katedrales Ngjallja e Krishtit ka protestuar në momentin kur ka mbërritur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
View this post on Instagram
“Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri”, dëgjohet të thotë ai.
Pas këtyre thirrjeve qytetari është larguar nga disa persona të tjerë.
Kujtojmë që Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit ndoqën ceremoninë mortore të Kryepeshkopit, që do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”.