Sot në Këshillin e Ministrave u miratuan vendimet specifike që synojnë rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e parashikuara edhe në Buxhetin e këtij viti.
Me miratimin e vendimeve ditën e sotme kalohet ne fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave, nisur në vitin 2023, nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës te administratës. Përmes zbatimit të kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë.
Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me nje kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për ketë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh.
Nga kjo politike përfitojnë
- Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar;
- Punonjësit e sistemit shëndetësor;
- Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit:
– Policia e Shtetit
– Policia e Burgjeve
– Garda e Republikës
– Forcat e Armatosura
– Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi
Si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.
Gjithashtu, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.