Rritet niveli i ujit në kënetën e Myltes në Tale, çahet argjinatura e kanalit kryesor! Banorët në rrezik, kërkojnë ndërhyrje urgjente

Situata në zonën e Tales është rënduar ndjeshëm, pasi niveli i ujit në kënetën e Myltes ka vazhduar të rritet gjatë orëve të fundit. Si pasojë e prurjeve të mëdha, argjinatura e kanalit kryesor është çarë, duke shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore dhe duke rrezikuar banesat pranë zonës.

Banorët raportojnë se uji ka nisur të depërtojë me shpejtësi drejt oborreve dhe shtëpive të tyre, ndërsa shumë prej tyre janë detyruar të largojnë bagëtitë dhe makineritë bujqësore për të shmangur dëmet.

Sipas tyre, situata po përkeqësohet dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e strukturave të emergjencave për të riparuar argjinaturën dhe për të vendosur pompime shtesë që të shmanget përmbytja e plotë e zonës.

Banorët shprehen se prej disa ditësh kanë paralajmëruar rritjen e rrezikshme të nivelit të ujit, por ndërhyrja ka munguar. Ata kërkojnë që autoritetet lokale dhe ato qendrore të reagojnë urgjentisht, për të shmangur dëme më të mëdha në pronat dhe jetesën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu