Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, duke e çuar naftën në 218 lekë për litër dhe benzinën në 181 lekë për litër në tregun me pakicë.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 28 mars 2026, çmimi i gazoilit në shumicë do të jetë deri në 206 lekë për litër, ndërsa benzina deri në 169 lekë për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi menjëherë, që prej orës 10:30 të kësaj të shtune dhe do të mbeten në fuqi deri në një vendim të ri të Bordit.

Autoritetet paralajmërojnë se çdo subjekt që nuk zbaton këtë vendim do të përballet me masa ndëshkuese, deri në pezullim të aktivitetit.

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë se ndërhyrja synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu