Kosova ka arritur një pozicion të rëndësishëm në listën e investitorëve të huaj, duke regjistruar një fluks investimesh të reja prej 96 milionë eurosh për vitin 2024.

Krahasuar me vitin e kaluar, investimet e sipërmarrjes kosovare në Shqipëri kanë shënuar një rritje prej 32% në vitin 2024.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet kosovare janë përqendruar kryesisht në sektorët e tregtisë dhe ndërtimit. Stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 422 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 37%.

Në të njëjtën kohë, investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord prej 1,58 miliardë eurosh, duke shënuar një rritje prej 92 milionë eurosh ose 5,6% krahasuar me vitin e kaluar.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu