Rriten 90% fondet e programit për infrastrukturën e kullimit në kuadër të programit “Për menaxhimin e infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” për vitet 2024-2026.
Në total vlera projektit për 3 vitet e ardhshme (2024-2026) është rritur 90%, duke arritur në 1,7 mld lekë nga 935 mln lekë që parashikoheshin fondet në vendimin e mëparshëm të Ministrisë së Bujqësisë.
Ndryshimet në vendimin “Për shpërndarjen dhe detajimin e fondit për financimin e projekteve të bashkive nga programi “menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes”
është botuar në Fletoren Zyrtare.
Krahasuar ne vendimin e mëparshëm janë shtuar si përfituese të fondeve edhe 12 bashki
të tjera, si: Elbasan, Roskovec, Himarë, Librazhd, Pogradec, Përrenjas, Bulqizë, Kukës,
Libohovë, Memaliaj, Delvinë dhe Poliçan.
Aktualisht përfituese të fondeve për financimin e projekteve nga programi “Menaxhimi i
infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” janë 29 bashki në vend.
Në financimin e projekteve për kullimin dhe ujitjen është shtuar bashkia e Elbasanit. Rreth
190 mln lekë për periudhën 2024-2026, do të shkojnë për financimin e projektit
“Rehabilitimi i pellgut ujëmbledhës përroit të Zaranikës dhe Rikonstruksion i digës dhe
shtratit te përroit të Zaranikës (faza I, Rikonstruksioni i shtratit KM-0 + 440 – KM -3+100
)”.
Bashkia Roskovec gjithashtu do të jetë përfituese e fondit për 178,7 mln lekëve për
zbatimin e projektit “Rritja e sigurisë së digës dhe përmirësimi i aftësisë ujëmbledhëse të
rezervuarit të Kurjanit”.
Bashkia Himarë do të financohet rreth 110 mln lekë për zbatimin e dy projekteve, si:
“Rehabilitimi i kanalit ujitës i tokave bujqësore Sasaj-Lukovë-Shën Vasil” dhe “Rehabilitimi i
kanalit ujitës të tokave bujqësore të fshatit Kuç”.
Në total financimi i projektit për vitin 2024 është rritur 76%, duke arritur në vlerën e 600
mln lekëve. Rritje të fondeve për zhvillimin e projekteve të kullimit dhe ujitjes janë miratuar
edhe për vitin 2025 dhe 2026.
Për vitin 2025 rritja e fondeve është 50%, duke arritur në vlerën e 600 mln lekëve. Ndërsa
financimi për vitin 2026 do të jenë në vlerën e 581,4 mln lekëve. Vlera e financimit është
rritur 66%.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu