Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa nga pikat e rregullores së re të Kuvendit, duke pranuar pjesërisht padinë e opozitës. Ndonëse ka lënë në fuqi përjashtimet me 30 ose 60 ditë të deputetëve, janë kufizuar rastet kur mund të përdoren ato.

Ndryshe nga sa është përcaktuar në rregulloren e re, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos ketë përjashtim të deputetëve me 30 ditë në rast të përdorimit të dhunës mes njëri-tjetrit, duke lënë në fuqi përjashtimin 10 ditor sipas rregullores së vjetër.

yacht hotel sarande

Deputetët përjashtohen 30 ditë në rast se:

1. Dëmton pajisjet e Kuvendit

2. ⁠Bën shkelje të përsëritura

Masë ekstreme, Kushtetuesja konsideroi përjashtimin me 60 ditë kur veprimet janë të përsëritura. Sipas saj, përjashtimi me 60 ditë do të aplikohet në rastet kur deputeti përdor lëndë piroteknike, pasi Gjykata Kushtetuese e konsideron si një veprim që mund të kryhet me paramendim.

Sa i përket nenit për mbledhjet online në situata të pazakonta, Gjykata Kushtetuese e la në fuqi, me argumentin se Kuvendi ka autonominë e nevojshme për të përcaktuar mënyrën e mbledhjeve.

Në dhjetor të vitit të kaluar, 45 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe partive aleate opozitare iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme sipas tyre të bëra nga maxhoranca në Rregulloren e Kuvendit, si dhe pezullimin e këtyre amendimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga togat e zeza.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu