Valbonë — Një qytetar nga Kosova ka pësuar një aksident gjatë ecjes në natyrë në fshatin Kukaj, Valbonë. Rreth orës 16:30, Salla Operative e Policisë Tropojë mori njoftimin se shtetasi I. H., ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar këmbën.

Menjëherë, efektivët e Policisë së Tropojës, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit lokal, u nisën drejt vendit të ngjarjes. Pas rreth dy orësh kërkimesh në një terren të thepisur, qytetari u lokalizua dhe u transportua fillimisht deri në rrugën e makinave dhe më pas drejt spitalit me autoambulancë.

Ai ndodhet aktualisht në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia e Kukësit thekson angazhimin e saj për të qenë në ndihmë të qytetarëve, vizitorëve dhe banorëve të zonave kufitare, duke garantuar sigurinë dhe reagimin e shpejtë në çdo situatë emergjente.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu