Hormonet janë substanca që luajnë rolin e mesazhereve kimikë dhe prodhohen nga qelizat endokrine e gjëndrat. Ato transmetojnë sinjalet mes qelizave, kontrollojnë metabolizmin e trupit, rritjen, etj.
Përveç hormoneve natyrale, përdorimi i hormoneve sintetike është rritur, kryesisht në mbareshtimin dhe rritjen e kafshëve të destinuara për therje. Hormonet sintetike përdoren për të rritur shpejt masën muskulore dhe për të kompensuar mungesën e hormoneve natyrore.
Hormonet ndahen në 4 klasa kryesore: androgjenet, kortikosteridet, estrogjenet dhe progestogjenët.

Hormoni androgjenik, Testosterone, është përdorur gjerësisht te kafshët si nxitës i rritjes për të shtuar peshën trupore.
Prania e tij mund të jetë si pasojë e përdorimeve abusive ose mund të gjendet endogjenisht në mostrat e urinës tek të imtat meshkuj moshës 6-18 muaj.
Përdorimi i këtyre substancave ka një sërë efektesh negative në speciet e gjitarëve, si: cikël jonormal të uterusit, vulva të fryra, prodhimi i ulët i qumështit, rënia e fertilitetit, vaginiti dhe zmadhim i gjëndrave të qumështitPër këtë arsye, Bashkimi Europian ka ndaluar përdorimin e tyre tek kafshët që prodhojnë produkte për konsum njerëzor.
Për të garantuar sigurinë e konsumatorit dhe për të parandaluar dëmet në shëndetin e kafshëve, në laboratorin e Mbetjeve të Medikamenteve Veterinare kryhet monitorimi i vazhdueshëm i këtyre substancave me anë të teknikave të avancuara të kromatografisë së lëngët.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu