Situata në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policia e Shtetit, ka vendosur ndalimin e qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët në këtë segment, deri në një njoftim të dytë.

Vendimi është marrë për arsye sigurie, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe ekziston rreziku i agravimit të mëtejshëm të situatës.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në stabilizimin e plotë të zonës.

Sipas ARRSH, çdo masë e marrë ka si qëllim garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu