Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Hajrin, duke e shpallur fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u transportua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Hajrit, ku dyshohet se humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar. Trupi i viktimës ende nuk është gjetur.

Prokuroria theksoi se Altin Hajri ka pasur rol kyç në organizimin e rrëmbimit, duke vënë në dispozicion ambiente dhe mjete që u përdorën në kryerjen e krimit.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Hajri ka mohuar akuzat, duke deklaruar përmes mbrojtjes se nuk ka pasur dijeni për rrëmbimin dhe nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

Pavarësisht qëndrimit të tij, Gjykata e Posaçme vlerësoi se provat e paraqitura nga Prokuroria ishin të mjaftueshme për ta shpallur fajtor dhe për të dhënë dënimin maksimal.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu