Netflix ka sjellë një nga serialet më intriguese të vitit 2025, “Rotten Legacy” ( Trashëgimi e kalbur), ku protagonist është një manjat mediash në Spanjë, i cili pasi kthehet nga një mungesë e gjatë prej një trajtim mjekësor në SHBA, zbulon se fëmijët e tij kanë përfshirë gazetën e familjes në një skandal të rëndë.

Ky serial, me një linjë të thellë dramatike dhe mesazhe të forta për pushtetin dhe përgjegjësinë, ngre një pyetje të fortë : sa të shëndetshme janë trashëgimitë familjare në median?

Tradicionlisht, jo pak media janë ndërtuar mbi themelet e bizneseve familjare, ku drejtimi i pasionit informues shpesh përplaset me interesat ekonomike apo politike të brezit të ri. Siç ndodh në “Rotten Legacy”  janë të njohura rastet kur pasardhësit e pronarëve të medias nuk ndjekin më misionin e gazetarisë, por e përdorin median si mjet presioni ose pastrimi imazhi për interesa të ngushta.

Kriza e besimit ndaj medias në këto raste është pasojë e drejtuesve që, në vend që të ruajnë integritetin profesional të redaksive, i kanë kthyer platformat në zëdhënëse të politikës ose tregut. Rasti i serialit është një alarm simbolik për çfarë ndodh kur trashëgimia bëhet “e kalbur” dhe fjala publike humb pavarësinë.

Me një kast të spikatur si José Coronado dhe Belén Cuesta, “Rotten Legacy” jo vetëm ofron emocion, por dhe nxit reflektim – edhe për ne që jetojmë në një realitet mediatik të brishtë, ku historia mund të përsëritet, nëse nuk ndërtojmë një brez drejtuesish që respektojnë etikën dhe publikun.

Shikoni “Rotten Legacy” në Netflix – dhe mësoni si historia e një familjeje mund të bëhet metaforë e gjithë një industrie.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu