Ronela Hajati është gjithnjë e rezervuar për jetën private, duke u kujdesur që të nxjerrë gjithnjë në pah punën dhe arritjet e saj muzikore, por këtë herë duket se ka lëshuar pak pe.

Një moment i rëndësishëm në jetën e saj e ka bërë të mos jetë kaq hermetike duke ndarë pak prej tij. Këngëtarja duket se ka gjetur dashurinë dhe e ka konfirmuar me ca foto shumë të ëmbla në rrjetet sociale.


Në krahët e djalit që i ka marrë zemrën dhe duke shkëmbyer ca puthje në faqe, Ronela ka zbuluar romancën. Ajo nuk e ka etiketuar, por duket se nuk është një nga djemtë e famshëm të ekranit.

“Profil profesional, por fotot e zemrës aty. Mundësisht me një bonus brenda”, shkruan Ronela ndërsa komentuesit e kanë uruar për këtë fazë të re./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu