Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Romë për të marrë pjesë në mbledhjen e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë (Government to Government – G2G), që shënon një hap të rëndësishëm në partneritetin strategjik midis dy vendeve.
Në nisje të agjendës, Kryeministri Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni, në Vila Doria Pamphilj, rezidencë historike e shekullit të 17 dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku do të zhvillohen eventet e ditës së sotme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu