
Mediat amerikane raportojnë një ngjarje tronditëse nga Shtetet e Bashkuara. TMZ ka konfirmuar se aktori dhe regjisori i njohur i Hollywood-it, Rob Reiner, dhe bashkëshortja e tij Michele Reiner, janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në Los Angeles.
Sipas raportimeve paraprake, trupat e çiftit janë gjetur me plagë të shkaktuara nga mjet prerës (thikë). Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi autorin apo motivet e mundshme.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik dhe në botën e kinemasë, pasi Rob Reiner konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të industrisë së filmit amerikan, me një karrierë të gjatë si aktor dhe regjisor.
Policia e Los Angeles pritet të japë informacion shtesë në orët apo ditët në vijim, ndërsa hetimet vijojnë.






