Përfaqësuesit e partive politike shqiptare, pjesëtarë të Frontit Europian në Maqedoninë e veriut, dhe përfaqësues të pushtetin qëndror, legjislativ dhe lokal të tyre, kanë miratuar ditën e sotme deklaratën politike mbi legjitimitetin etnik zgjedhor.

Pas kësaj, deklarata u nënshkrua në prani të të gjithë anëtarëve dhe do të dërgohet në të gjitha institucionet vendore, përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

yacht hotel sarande

“Vendi ynë, që nga viti 2001 e gjer më sot ka kaluar sfida të shumta, por të gjitha janë tejkaluar me përkushtim dhe në partneritet të sinqertë të forcave vendore politike me komunitetin ndërkombëtar.

Demokracia konsociative e etabluar në vendin tonë nënkupton bashkëjetesën e grupeve të ndryshme shoqërore dhe është formë e qeverisjes karakteristike për shoqëritë me përkatësi të ndryshme kombëtare, fetare e kulturore që la anash propozim-idetë për strukturën dydhomëshe të Parlamentit, të konstituar mbi bazë të paritetit, apo atë të autonomisë politike territoriale.

Por, zhvillimet dhe hapat pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 8 majit 2024, e vënë në pikëpyetje frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe për pasojë, janë rikthim në politikën e njohur “përçaj e sundo”.

Prandaj, ne, Kryetarët e partive politike në kuadër të Frontit Europian, në seancën e sotme të përbashkët të organeve tona më të larta partiake dhe përfaqësuese në organet ekzekutive, legjisltative dhe komunale të vendit tonë, të mbajtur sot më 02 qershor 2024, në Tetovë, miratojmë:

DEKLARATË POLITIKE

Marrëveshja Paqësore e Ohrit, e firmosur nga të gjitha forcat politike relevante në vend, e garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, në parimet themelore thekson që:

“Një shtet modern demokratik, në rrjedhën e vet të natyrshme të zhvillimit dhe maturimit, duhet vazhdimisht të sigurojë që Kushtetuta e vet të plotësojë tërësisht nevojat e të gjithë qytetarëve të vet dhe të përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare, si dhe vetë të mbindërtohet vazhdimisht.”

Prandaj, ne, të poshtënënshkruarit:

Ritheksojmë kursin tonë Euro-Atlantik si alternativë e vetme për të ardhmën e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe angazhimin tonë për zbatim të plotë të normave dhe të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe atë për fqinjësi të mirë dhe mbylljes së të gjitha çështjeve të hapura me fqinjtë si parakusht për të vijuar rrugën europiane, Konstatojmë patjetërsinë e zbatimit të demokracisë konsensuale në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përsërisim që partnerët koalicionues qeverisës duhet të përcaktohen nga vullneti politik i dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe përfaqësuesve legjitim të komuniteteve tjera të shprehur në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, e drejtë kjo zakonore e zbatuar në vendin tonë që mundëson legjitimitet, demokraci funksionale, kohezion shoqëror, konsensualitet dhe përfaqësim të drejtë në vendimmarrje.

Prandaj, demokracia në vendin tonë mund të jetë funksionale dhe e qëndrueshme vetëm atëherë kur komuniteti shumicë respekton përfaqësuesit legjitim të vullnetit politik të shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të komuniteteve tjera.

Demokracia konsensuale në vendin tonë nënkupton organizim të komuniteteve në parti politike dhe pjesëmarrje në zgjedhje për ta fituar legjitimitetin e bashkëkombasve të tyre dhe ky vullnet i komuniteteve tona, rrjedhimisht, patjetërsisht duhet të respektohet nga mandatari.

Mos respektimi i legjitimitetit mundëson etablimin e hegjemonisë etnike dhe paraqet poshtërësim ndaj shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve.

 

Ky majorizim monoetnik, që shkel mbi legjitimetin e komuniteteve tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk duhet të lejohet nga të gjithë ne bashkarisht.

Ne, forcat vendore dhe komuniteti ndërkombëtar, garantues i Marrëveshjes së Ohrit dhe lehtësues i Marrëveshjes së Majit, nuk duhet të lejojmë kthim prapa, zhbërje të të arriturave të deritanishme të përbashkëta dhe duhet të pamundësojmë përsëritje të mosrespektimit të vullnetit politik dhe legjitimitetit të sovranit sepse të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për paqën, sigurinë, stabilitetin e vendit dhe rajonit tonë..”, thuhet në tekstin e Deklaratës Politike të Frontit Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu