Këtë javë ishte festa e Shën Antonit të Padovës. Në Shqipëri është i vetmi shenjt që adhurohet nga qytetarët pa dallim feje. Në fakt Shna Ndou siç njihet në formën dialektore të Kurbinit ku dhe ndodhet kisha e tij në Shqipëri, është një shenjtor që e duan të gjithë në Padova, Itali dhe Lisbonë, Portugali.

Në datën 13 në Padova kryhen disa rite që evokojnë këtë shenjtor dhe siç shkruan Vanity Fair ato shkojnë nga lutjet për mrekulli e deri tek ato për t’u fejuar.

yacht hotel sarande

Fernando de Bulhoes (kështu quhej Shën Antoni) lindi në Lisbonë në vitin  1195  në një pallat ku sot ngrihet kisha me emrin e tij në lagjen Alfama. Pasi udhëtoi gjatë (ndaj quhet dhe shenjt që mbron udhëtarët) mbylli sytë në  13 qershor 1231 në Padova.  Ai u vesh frat franceskan që në moshë të re dhe shëtiti në shumë kuvende. Ishte në Afrikë ku u sëmur dhe u kthye në Portugali. Anija e tij fundoset gjatë kthimit por ai mbërrin shëndoshë e mirë në Messina. Rrugës ndalon në Assisi ku takon Shën Franceskun. Shën Antoni konsiderohej shenjtor që kur ishte gjallë prej mrekullive që i atribuoheshin, shpesh të lidhura me familjen dhe marrëdhëniet mes njerëzve.

Kisha e shpalli shenjt vetëm 11 muaj pas vdekjes, rasti më i shpejtë i kanonizimit në historinë e saj. Në Portugali 13 qershori është festë kombëtare dhe ditë pushimi kur organizohen procesione dhe lutje. Është dita kur shumë çifte lidhen në martesë shpesh në ceremoni kolektive të sponsorizuara nga bashkia. Edhe ushqimi që konsumohet në këtë ditë është i përcaktuar: sardele të pjekura me sallatë domatesh dhe specash. Edhe në Padova më 13 qershor ndalon gjithçka. Njerëzit shkojnë më këmbë të luten dhe prekin varrin ku prehet Shën Antoni.

13 si numër me fat

13 ditë para 13 qershorit nisin përgatitjet dhe kryhen 13 lutje. Një prej tyre më e famshmja lidhet me kërkimin e gjërave të humbura «Si Quaeris Miracula.» Këtë lutje e reciton dhe pret për shenja që duhen interpretuar. Një prej zonjave besimtare tregon për Vanity se nëse pasi e thua lutjen sheh një mace, objekti që kërkon është vjedhur, nëse sheh një qen do ta rigjesh, por shenjat në fakt janë të shumta.

Lutja: Nëse kërkon mrekulli, vdekja, gabimi, katastrofa dhe djalli ia mbathin, të sëmurët shërohen. Deti qetësohet, zinxhirët këputen, gjejnë gjërat e humbura pleq e të rinj. Largohen rreziqet, zhduken domosdoshmëritë, le ta provojë kush ka përjetuar mbrojtjen e Shenjtit të Padovës.

Ndërsa për të gjetur të fejuar ka një lutje portugeze: Bëj që të jem realist, besimplotë, e denjë dhe I gëzueshëm për të gjetur një të fejuar që më pëlqen, që të jetë punëtor, I virtytshëm dhe i përgjegjshëm.  Në Barbalha Cearà , Brazil një ish koloni portugeze shkojnë edhe më tej duke e kaluar aspektin fetar. Ka një festë ku 150 burra mbajnë një trung peme në formën e organit gjenital mashkullor në krahë dhe e prekin vajzat beqare në kërkim të një bashkëshorti.

Lutjet e janë të shumta dhe shenjti konsiderohet edhe mbrojtës i martesave dhe grave shtatzënë. /aia.al nga Vanity Fair/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu