
Në përputhje me udhëzimet e reja të Komisionit Evropian, duke nisur nga data 26 korrik, në aeroportet evropiane të pajisura me skanera të teknologjisë së fundit, pasagjerëve do t’u lejohet të mbajnë në bagazhin e dorës lëngje, aerosole dhe xhel (LAGs) në enë deri në 2 litra secila.
Këto produkte mund të qëndrojnë në bagazhin e dorës gjatë kontrollit të sigurisë, pa qenë nevoja që të nxirren. Enët me kapacitet më të madh se 2 litra lejohen vetëm nëse janë bosh, përndryshe duhet të dorëzohen në bagazhin e regjistruar.
Këto masa kanë nisur të zbatohen fillimisht në aeroportin e Fiumicinos, dhe më pas do të përfshijnë edhe aeroporte të tjera si Milano Malpensa dhe Catania.
Gjithashtu, nuk do të jetë më e nevojshme që pajisjet elektronike (si laptopë apo tableta) të nxirren nga çanta gjatë kontrollit të bagazheve të dorës.