Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot një sërë ndryshimesh në përbërjen e qeverisë, duke firmosur shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave dhe zyrtarëve të lartë.

Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti ka dekretuar shkarkimin nga detyra të:

  • Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
  • Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
  • Albana Koçiu, Ministre e Punëve të Brendshme
  • Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
  • Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Në të njëjtën kohë, Begaj ka dekretuar edhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar.

Sipas dekretit presidencial, në detyrat e reja janë emëruar:

  • Albana Koçiu, Zëvendëskryeministre
  • Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
  • Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme
  • Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes
  • Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë
  • Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Erjona Ismaili, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimit të kabinetit qeveritar, ndërsa pritet që ministrat e rinj të marrin zyrtarisht detyrën pas procedurave përkatëse institucionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu